March 28, 2023

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka thënë se qeverinë e Ramush Haradinajt, e kishte dirigjuar “krimineIi” Milan Radojçiq.
Ai ka kritikuar kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke pyetur se ku e gjen ai guzimin për të folur për dirigjimin e kryeministrit Albin Kurti nga Amerika.

“Qeverinë e Ramush Haradinajt e ka dirigju Lista Serbe, konkretisht krimineIi Radojiqiq.

Kur flet Rmushi për dirigjimin e Albinit nga Amerika unë do me thonë skandalizohna, s’muj me besu ka e gjen ky guximin me thonë ksi sene”, ka shkruar Gjinovci në një postim në Facebook.
Ai ka publikuar edhe një video Kur ish-kryeministri Haradinaj takohej me anëtarë të grupit kriminaI serb të sanksionuar nga SHBA-ja.

Sot ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier, ka rikujtuar se, Milan Radojiçiq është sanksionuar nga Thesari i SHBA-së në bazë të informacionit të tyre për lidhjet e tij me KRlMlN dhe korrupsionin transnacional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *