May 28, 2023

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka kërkuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë pa vonesë.

Kjo, pasi që, sipas tij një marrëveshje e këtillë është arritur më 2013-ën në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një letre që ia ka dërguar një eurodeputeti në emër të Komisionit Evropian.

“BE-ja vazhdimisht u ka kujtuar institucioneve të Kosovës që të zbatojnë me shpejtësi dhe plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e tokës në Manastirin e Deçanit, pa vonesa të mëtejshme.

Themelimi i Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe është rënë dakord nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia, në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

Marrëveshja është ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës dhe Kosova duhet ta përmbushë obligimin e saj ligjor dhe ta zbatojë atë pa vonesa”, thuhet ndër të tjera në letër.

Borrell ka thënë se i kushton vëmendje të posaçme respektimit të të drejtave të komuniteteve jo-shumicë.

Ai ka kërkuar që të zbatohet edhe vendimi për Manastirin e Deçanit “me shpejtësi”.

“BE-ja vazhdimisht u ka kujtuar institucioneve të Kosovës që të zbatojnë me shpejtësi dhe plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e tokës në Manastirin e Deçanit, pa vonesa të mëtejshme”, thuhet ndër të tjera në letër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *