October 4, 2022

Bashkësia Islame e Kosovës, ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe nga kryeministri Albin Kurti, që të lejohet bartja e shamisë në shkolla.
Përmes një postimi në Facebook BIK-u, shton se duhet lejuar bartja e shamisë sepse moslejimi i saj është diskriminues.

“Është kërkesë e kamotshme e Kryesisë së BIK-ut, institucioneve të saj dhe besimtarëve myslimanë që të shfuqizohet, respektivisht të hiqet e tëra pika 1.13 e nenin 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014, ngase është diskriminuese, dhe si e tillë në disa raste ka pas tentime që duke u thirr në këtë udhëzim, respektivisht në këtë nen t’u mohohet e drejta e shkollimit nxënëseve që bartin mbulesën myslimane – shaminë”, thuhet nga BIK-u.

Tutje nga BIK-u shtohet se kjo kërkese nuk duhet politizuar por duhet trajtuar me përgjegjësi e korrektësi.“Kërkojmë nga organet kompetente, Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, si dhe nga kryeministri z. Albin Kurti, që sa më parë ta anulojnë këtë vendim, që në vete është diskriminues ndaj qytetareve të Kosovës – fëmijëve tanë.

Mirëpo, kjo kërkesë e kamotshme e BIK-ut nuk duhet politizuar e as polarizuar, por duhet trajtuar me përgjegjësi e korrektësi maksimale”, përfundon BIK.

Postimi i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published.