June 4, 2023

Lidhja që Donald Veshaj nisi me Beatrix Ramosajn brenda ‘Big Brother VIP’ mori vëmendje të madh dhe u komentua jo vetëm në mediat sociale nga përdoruesit e tyre, por edhe nga shumë personazhe publike.

Mes tyre edhe Arjan Konomi, opinionisti i ‘Për’puthen’ për dy sezone, ai shprehu hapur mospëlqimin ndaj Donaldit dhe nuk u kursye me deklaratat ndaj tij.

Por, çfarë ka ai sot për të thënë kur Bora Zemani u ribashkua me aktorin? Këtë pyetje ia ka bërë një personazh i njohur i mediave sociale siç është Kozak Braçi gjatë një video-live në TikTok.

I vendosur në siklet Arjani u mundua t’i shmangej pyetjes duke thënë: “Unë pata thënë se do bashkohen shumë shpejt.”

Më pas Kozaku tha: “Po ka qenë me skenar e gjitha se nuk do e falte Bora.

Top Channel, reklamat gjërat me plan e gjitha.”

Ndërkohë, Arjani ia ktheu: “Jo, jo nuk e besoj”./panorama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *