






Mes lotëve dhe dhimbjeve është përcjellë për në banesën e fundit, vogëlushja, Jonada Avdiaj, e cila u vra teksa pushonte me familjen në plazhin e Potamit në Himarë
Të afërm, familjare, por edhe politikane ishin prane familjes ne kete dite te trishte për ta.
7-vjeçarja humbi jetën, pasi ajo u përplas nga një skaf, i cili drejtohej nga komisari Arjan Tase, me detyre shefi i policimit në komunitet në Elbasan.






Pas ngjarjes, Tase eshte arrestuar nga policia, ndersa akuza qe rendon mbi te eshte ajo e “vrasjes nga pakujdesia”.
Sipas Agjencise se Mbikëqyrjes policore, në kundërshtim me rregullat e qarkullimit ujor, efektivi ka futur mjetin lundrues në hapësirën ujore të përcaktuar për pushuesit.






“Kjo hapësirë ujore ka qenë e rrethuar me bova plastike, sipas përcaktimeve në aktet ligjore që normojnë këtë aktivitet”, theksohet në njoftim.
“Pas veprimeve hetimore në vendngjarje, administrimin e provave që dokumentojnë fajësinë e shtetasit Arjan Tase për veprën penale të “Vrasjes së kryer nga pakujdesia”, hetimet janë shtrirë edhe ndaj strukturave policore, të cilat në fushën e veprimtarisë që u ngarkon ligji, kanë përgjegjësinë për kontrollin dhe monitorimin e sigurimit të hapësirave ujore të rrethuar me bova për pushuesit.
Gjithashtu grupi hetimor ka sekuestruar mjetit lundrues, i cili rezulton me dokumentacion të rregullt ligjor”, thuhet ne njoftimin e AMP.






Referuar Kodit Penal, Arjan Tase ish-shefi i komisariatit të Himarës, i cili përplasi për vdekje 7-vjeçaren në plazhin e Potamit, mund të dënohet nga gjobë, deri në 5 vite burg për tragjedinë e shkaktuar.