November 30, 2022

Nga Jul Kasapi

Të kërkoj falje Joanda që xhaxhi polici që duhej të ishte në burg nuk shkoi asnjëherë aty edhe pse u pezullua në vitin 2020 për drogë!

E di, Joanda, ti nuk kupton se je e vogël por të kërkoj falje se si xhaxhi ministër del në televizor dhe jep urdhra që nuk zbatohen për skafet!

Të kërkoj falje Joanda se si ditë për ditë flitet për atë dronin e policisë por asnjëherë për ëngjëj si ti!

Unë të kërkoj falje Joanda se pse nuk luftova dot për ty, nuk ngrita zërin aq sa duhet se si kriminelë me uniformë vazhdojnë të jenë në polici!

Të kërkoj falje Joanda se pse xhaxhi prokurori që kishte dosjen e policit preferoi paratë dhe miqësinë.

Të kërkoj falje Joanda se drejtësia e re ka lënë dosje policësh të keqinj, i ka lënë në harresë!

Të kërkoj falje Joanda, ata që duhet të mbajnë përgjegjësi si xhaxhi polici i keq, hipin shkallet e policisë sot!

Të kërkoj falje Joanda edhe për mesazhet e pavlera që i vijnë mamit dhe babit tani se polici u përjashtua nga detyra!

Unë të kërkoj falje Joanda edhe për të gjithë ata që nuk ngritën zërin për ty atëherë kur duhej!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *