October 4, 2022

Policia e Kosovës me anë të një komunikate ka demantuar raportimet e mediave serbe se kinse në veri, zyrtarët policorë po ndalojnë dhe maItretojnë qytetarët serbë.
Në njoftim, policia thotë se këto janë informata të pasaktë dhe kanë qëllim dezinformimin dhe krijimin e pasigurisë tek qytetarët, shkruan lajmi.net.

“Ju sigurojmë se Policia e Kosovës përmes realizimit të detyrave dhe autorizimeve policore, ka të vetmin qëllim, parandalimin dhe Iuftimin e të gjitha llojeve të krimit dhe kontrabandës, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime”, tha policia në komunikatë.

Policia ka thënë se një person i dehur ka penguar zyyrtarët policor, dhe i njëjti është ndaluar.

Ndryshe, sonte, media serbe nga veriu “Kosovo Online”, ka raportuar duke u bazuar në kinse disa rrëfime të qytetarëve serbë, se ata janë ndaluar nga patrullat policore, të cilët sipas këtij mediumi i kanë maItretuar duke i kontrolluar detajisht dhe duke i provokuar me fjalë.

Reagimi i plotë i Policisë:

Policia e Kosovës, përmes këtij informacioni zyrtar njofton opinionin dhe qytetarët se të gjitha veprimet e saja policore i ndërmerr bazuar në autorizimet ligjore, në interes të të gjithë qytetarëve dhe vendit.

Njëkohësisht përmes këtij informacioni zyrtar demanton informatat e ndryshme, të rreme të cilat po qarkullojnë se kinse Policia e Kosovës, në veri të Mitrovicës po ndalon dhe maItreton qytetarët, gjatë ushtrimit të detyrave policore.

Qarkullimi i këtyre informacioneve të pavërteta, kanë për qëllim dezinformimin dhe krijimin e pa sigurisë te qytetarët.

Ju sigurojmë se Policia e Kosovës përmes realizimit të detyrave dhe autorizimeve policore, ka të vetmin qëllim, parandalimin dhe Iuftimin e të gjitha llojeve të krimit dhe kontrabandës, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime.

Gjatë realizimit të detyrave policore në një pikë kontrolli në veri të Mitrovicës, zyrtarët policorë kufitar janë penguar në kryerje të detyrës nga një person i cili ishte në gjendje të dehur, e i cili sipas procedurave policore është shoqëruar në stacion policor. Të gjitha veprimet ndaj të njëjtit do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Ftojmë qytetarët që të mos bien pre e informacioneve të tilla të pasakta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.