






Liri LOSHI-“Nëse jeni kundër reciprocitetit, atëherë jeni në anën e Vuçiçit, siç është për shembull amerikani proserb e antishqiptar Richard Grenell. Grenell po e koordinon punën me Vuçiqin. Pse nuk bëni edhe ju diçka? Për shembull me dalë e me bërtië: “Kosovo je Serbija!”






Është trajtimi përçmues i Serbisë dhe inferioriteti i politikës sonë ndër vite që ka poshtëruar Kosovën dhe jo përpjekjet për ta vendosur reciprocitetin, siç komentohet gjithandej. Të gjithë e dimë se reciprociteti me Serbinë do të ndodh pavarësisht tërheqjes së përkohëshme nga ky aksion. Si do të jetë e poshtëruar Kosova kur sfidon Serbinë me masa 100 për qind të njëjta?! Apo, jeni mësuar gjatë me poshtërimin dhe më nuk e dini çka është nder dhe çka është poshtërim? Poshtërim pra është ajo çka i ka ndodh deri tash Kosovës dhe jo ajo çfarë do t’i ndodh pas një muaj.
Ata që merakosen për (mos)koordinimin e kryeministrit Kurti me Amerikën, nuk e kuptojnë as çfarë është koordinimi. Kosova është koordinuar me Amerikën kur e ka shpallë pavarësinë dhe funksionimi normal i shtetit është detyrë kushtetuese e qeverisë sonë, jo e Amerikës.
A ta lejon Kushtetuta? Bëje! Mos dysho asnjëherë se do ta keshë kundër Amerikën. Për obligimin kushtetues e konsulton Kushtetutën, jo Amerikën. Po e bëre të kundërtën atëherë po i bie se Amerika është ajo që po e sfidon shovenizmin serb dhe jo Kosova!
Partnerët qyqarë nuk i do kurrkush e sidomos nuk i do Amerika”.