September 30, 2022

Është miratuar në Kuvendin e Kosovës rezoluta e AAK-së për mosliberalizimin e vizave.

Rezoluta në fjalë ka 65 marrë vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

E njëjta pra është votuar edhe nga deputetët e VV-së.

Teksti i plotë i Rezolutës:

Komisioni Evropian të merr vendim meritor për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës në afat sa më të shpejt kohor

Qeveria e vendit të nisë hartimin e platformës nacionale politike-ekonomike kundruall zhvillimeve të BE ndaj Kosovës, përfshi refuzimin eventual të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe vazhdimin e status quous dhe gjithashtu pozicionimin e Republikës së Kosovës pas eventualisht liberalizimit të vizave. Platforma t’i prezantohet Kuvendit për miratimQeveria e Republikës së Kosovës duhet të ketë përfshirje të ekspertëve më të mirë të vendit për të ndihmuar në hartimin, monitorimin dhe vlerësimin e një platforme të tillë nacionale, dhe Kuvendi të ketë të drejtën për të ftuar dhe për të dëgjuar vlerësimet e ekspertëve përkatës për të njëjtën

Qeveria e vendit të mbahet përgjegjëse dhe llogaridhënëse sipas frymës kushtetuese dhe t’u ofroi qytetarëve vizion të qartë për politika që do të ndjek shteti ynë në drejtim të anëtarësimit dhe mbrojtjes së mirëqenies së qytetarëve të vendit

Të jetë përgjegjësi e të gjitha institucioneve publike realizimi dhe kontributi në përmbushjen e një platforme të tillë si projekt për mbrojtjen e interesave nacionale të vendit. Të trajtohet si pjesë e domosdoshme e raportimeve të rregullta nga institucionet sipas rregullave aktuale në fuqi

Qytetarët e Republikës së Kosovës nuk duhet të penalizohen nga situata politike në Bashkimin Evropian

Republika e Kosovës refuzon të kthehet në një model eksperimental ku temat e mbyllura si liberalizimi të rikthehen në tavolinë të diskutimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.