October 3, 2022

Ish Kryetari i LPK-së z. Bedri Islami dhe njëri nga personat më kontravers Ibrahim Kelmendi, kishin botuar një libër me emrin “Lëvizja”. Aty ishin përmendur edhe disa fakte tronditëse për kolonelin e ndjerë – Ahmet Krasniqin. Ata treguan edhe disa rrëfime që ua kishte thënë Heroi Fehmi Lladrovci.

Teksti origjinal nga libri:

I thashë këto tani, edhe pse për angazhimet konkrete të Fehmiut në vitin 1997 rrëfeva më herët, por vetëm deshata konfirmoj informacionin tuaj, lidhur me bisedën që keni pasur me Fehmiun në fillim të janarit 1998. Konkretisht për parashikimin që ka shfaqur ai.

Para se t’i përgjigjem pyetjes, përmendet Brigadën e Gospiçit, të cilën e kishte formuar e komanduar Fehmiu.

Ai më karrëfyer gjerë e gjatë për atë Brigadë dhe për angazhimet e tij në Kroaci, sidomos në rrugëtimet e gjata me makinë, ngase në makinë rëndom flitet e flitet. Shoferëve sikur u duhen bisedatpër të përballuar lodhjen fizike dhe monotoninë e rrugës. Këtu po rrëfej një fragment që kishte të bënte me kazermën ushtarake të Ushtrisë jugosllave në Gospiq. Ajo komandohej nga koloneli Ahmet Krasniqi. Ishte kazerma e fundit që po rezistonte kundër Ushtrisë çlirimtare kroate.

Pasi merret ajo kazermë Ushtria kroate e kap Ahmet Krasniqin, si macja miun. Por, pastaj e shkëmbejnë si rob lufte me një ushtarak kroat, të zënë nga Ushtria Jugosllave, tashmë e shndërruar
në ushtri serbe. Për meritat e rezistencës në kazermë, ushtria serbe e bën Ahmetin anëtar të Shtabit të përgjithshëm të sajdhe komandant për bombardimin e Vukovarit.

Fehmiu më pat rrëfyer edhe për një paraqitje të gjatë të Ahmet Krasniqit në Televizionin e Novi Sadit, ku kishte bërë thirrje patriotike serbe për ta mbrojtur “Jugosllavinë”.

Fehmiu, gjatë atyre bisedimeve, ankohej kundër mospërkrahjes nga udhëheqësit e Kosovës, por ndihej i zhgënjyer edhe për përkrahjen simbolike nga Lëvizja, anëtar i së cilës kishte qenë dhe ishte. Më saktë, kishte qenë dhe vazhdonte të ishte njëri nga kuadrot drejtues të saj. Ai mendonte: Kur kjo ndodh me mua, që jam këtu, i brendshëm, i gatshëm dhe në të njëjtën lidhje, po të tjerëve që janë tutje, krejt të papërfillshëm? Më gjatë nuk po ndalem në ato biseda, sepse ju keni bërë një monografi të plotë dhe të denjë për Fehmi Lladrovcin dhe Xhevë Krasniqin-Lladrovcin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.