






Nezir Kraki-S’ka tragjedi më të madhe sesa vrasja e një fëmiu në sytë e prindërve.Skena që shihet në plazhin e Shqipërisë është barbari, është kulmi i egërsisë njerëzore.






Ajo skenë ma kujtoi atë tjetrën kur një bandit pati aksidentu në mes të Tiranës çiftin me bebe në karrocë derisa po kalonin rrugën. Disa ditë më vonë ai u lirua sepse “gjeti pajtim me familjen e aksidentuar”, thanë mediat.
D.m.th vepra penale shihej me video, por as video nuk është provë në shtetet mafioze.
As vrasja barbare e fëmiut në plazh madje nuk është provë kur drejtësia ndahet në parcelat e kanabisit.
Po në cilin vend të kësaj bote ore lejohet ‘shëtitja’ me skafe e anije në plazhet me njerëz?????






Dhe personi që futet në gojën e pushuesve me skaf duke vra njerëz qenka polic sipas mediave.
Ai vend ka marrë fund. Aty s’ka më asnjë arsye të pushohet, as të jetohet.
Plazhet e Shqipërisë duhet të bojkotohen për mungesë rregulli dhe sigurie.
S’po flas për bandat e çadrave dhe uzurpuesit e tokës publike se ne jemi mësu me na kushtu shtrenjtë dashnia për ato troje.
Po flas veç për siguri dhe rregull.
Si mund të pushosh me frikën në bark?madhe sesa vrasja e fëmijës në sytë e prindërve.