October 3, 2022

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë Nikola Sanduloviç ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, duke e quajtur këtë të fundit si palaço që ka angazhuar mediet propagandistike në Beograd.
Në një reagim në rrjetet sociale, republikani Sanduloviç thotë se Vuçiç u tërhoq menjëherë pasi gjeneralët e NATO-s e paralajmëruan se do të rrafshojnë Serbinë, në rast se ai tenton të fusë ushtrinë në Kosovë.

Tani ku u fshehe, o Aaksandër Vuçiq ti palaço i zakonshëm e jo Komandat Suprem!

Pse nuk po e thërret Konferencën për shtyp e ta lajmerosh Serbinë se çka iu thanë mbrëmë gjeneralët e NATO-s, komandatëve “serb”?

Pse nuk e tregon që ata ju lajmeruan që nese nisesh me ushtri në Kosovë do të rrafshojnë Serbinë?Dil tani, Palaço Suprem dhe tregohu pra Serbisë, në veshjen e qyqes dhe jo të na lodhësh neve në Serbi me mediumet e Gebelsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.