






Michael Martens, gazetar i Frankfurter Allgemeine Zeitung që raporton për rajonin e Ballkanit, pas tensioneve të ngritura në veri të Kosovës, e cila vendosi që të aplikonte një masë reciprociteti me Serbinë në targa dhe dokumente, ka shtruar pyetjen nëse mund të nisë një luftë e re në Ballkan, ndoshta e mbështetur nga Rusia.






Ai thotë se edhe pse duhet pasë kujdes në parashikime, mund të guxojë të thotë jo. Përgjigjja e tij konsiston në analizën që i ka bërë situatën ushtarake në rajon.
Martens, duke e cituar Institutin Ndërkombëtar SIPRI në Stokholm, thotë se Serbia ka vite që po riarmatoset masivisht dhe se shteti serb ka shpenzuar më shumë para për fushën e mbrojtjes në vitet e fundit sesa të pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor së bashku.
Megjithë këtë investim, Martens thotë se ushtria serbe ka një armik në vetë Serbinë – demografinë.






“Serbia nuk do të suImojë KFOR-in në Kosovë. Të paktën jo tani. Tjetër çështje është nëse konstelacioni do të jetë i ndryshëm pas disa vitesh. Armiku më i rrezikshëm i ushtrisë serbe gjithsesi nuk është në Kosovë. Fshihet në vetë Serbinë. Është demografia”.
While Mr. Vučić is interested in the situation there APPEARING unstable, he has no interest in it actually BEING unstable. The talk of an impending Serb invasion of Kosovo circulating on the notoriously agitated social media is nonsense.
— Michael Martens (@Andric1961) August 1, 2022
“Rënia dramatike e popullsisë që përjeton Serbia është edhe më e dukshme në ushtri sesa në fusha të tjera të shoqërisë. Serbisë i mungojnë pilotët luftarakë. I mungojnë ekuipazhet e tankeve”, thotë Martens.
The dramatic population decline Serbia experiences is even more noticeable in the army than in other areas of society. Serbia lacks fighter pilots. It lacks tank crews. "People are leaving the country, or at least the army, looking for better jobs in the private sector”: Šunter.
— Michael Martens (@Andric1961) August 1, 2022