March 29, 2023

Ka tash e sa kohë që në media dhe rrjetet sociale diskutohet për shifrat e mëdha të klikimeve nga artistët e estradës, kjo ka qenë edhe tema e debatit së fundmi mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe një ndjekësi të saj.

Zeqiri ka publikuar në Twitter, një koment që kishte marrë nga një ndjekës ku shkruante: “Boll bleve klikime dhe komente moj. Turp t’ju vijë”.

E mbi këtë koment, interpretuesja e hitit “Dashni” kishte replikuar duke shkruar: “Për ekip timin komplet? Të garantoj unë ty loqakaman që s’beljmë as pëlqime, as ndjekës as klikime. S’kemi nevojë, këngë të mira po nxjerrim, klubet e natës po i mbushim komplet/ S’kemi nevojë as poste ‘sold out (janë shitur biletat)’/ me publiku se na e dinë vlerë organizatorët dhe fansat”.

Këtë debat me fansin, teksa e ka publikuar në llogarinë e saj në Twitter, Dafina ka shkruar: “Artistët që mendja s’jua merr t’i blejnë gjatë natës 100 mijë klikime/për një orë deri në një milion klikime/për një orë, sa jeni duke parë ëndrra të mira. Ne i kemi organike këtu, e thash këtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *