September 30, 2022

Një video epike e një ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po bën xhiron e rrjetit. Në pamje shihet teksa ushtari i UÇK-së kërcen nën ritmet e “Another One Bites the Dust”, ndërkohë që NATO kishte ndërhyrë dhe nisi bombardimet e bazave ushtarake të Millosheviçit në Beograd.

Ky moment solli fundin e luftës dhe masakrave mbi popullsinë e pafajshme civile të Kosovës, shkruan abcnews.al.

Pamjet janë bërë virale në një moment të tensionuar në veri të Kosovës, pas vendimit për të hyrë në fuqi recoproiciteti. Me kërkesë të SHBA-ve, qeveria e Kosovës ka shtyrë me një muaj implementin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.