October 5, 2022

Ka filluar një ‘betejë’ virtuale mes Dafina Zeqirit dhe Era Istrefit për një palë vathë! Të dy artistet janë shfaqur në fotot e fundit me vathë të mëdha rrethore me perla.

Dafina ka lënë indikacione se Era e ka kopjuar me postimet e fundit. Ajo publikoi një status tjetër ku shkruante: “U funny (je qesharake)” dhe kaq u desh që ndjekësit të shpërthenin në komente.

Pjesa më e madhe shkruajnë se Dafina është një artiste e madhe, por nuk duhet të nisë sherre për një palë vathë. “Pse Dafina na prish natën kështu? Mendo dy herë para se të postosh diçka. Je shumë artiste e madhe për kështu dramash palidhje!”, shkruan dikush.

Dafina postoi më pas të tjera foto me vathët “e famshëm” në Instagram dhe po ashtu ndryshoi “captionin” e postimit duke shkruar: “Çfarë është e rëndësishme me perlat është gruaja që i vesh ato”.¨

Leave a Reply

Your email address will not be published.