October 5, 2022

Udhëheqësi i çeçenëve besnik të Putin, Ramzan Kadyrov, me gjithë trupat e tij janë më të famshëm për videot e tyre në rrjete sociale sesa për suksesin në betejë kundër ukrainasve.

Janë të famshme videot e tyre duke Iuftuar me dritare e semaforë, apo duke vjedhur dhentë e bujqve ukrainas dhe çuditërisht nuk përtojnë e nuk turpërohen ti xhirojnë e publikojnë.

Ramzan Kadyrov e ka bërë një video edhe ai duke Iuftuar me armiq që s’janë prezentë. Shtien i buzëqeshur me automatikun e tij nga disa pozicione.

Kadyrov është i njohur që para Iufte me llogarinë e tij në Instagram ku është tallur pamëshirë për videot e tij duke vallëzuar, duke u stërvitur në arte marciale dhe me rastin kur i kishte ikur maçoku i tij.

Ai kishte bërë apel gjithë botës t’ia gjenin.

Në Ukrainë trupat e tij çeçene ishin hedhur në valën e parë të sulmit rus dhe e kishin pësuar keq, posaçërisht në Kiev dhe Mariupol, ku sipas raporteve janë shfrytëzuar nga komandantët rus si mish për plumba.

Komandanti i forcave çeçene pro-ruse Magomed Tushayev ishte eleminuar në ditët e para të suImit në kryeqytetin ukrainas Kiev.

Leave a Reply

Your email address will not be published.