October 4, 2022

Gazetarja Aida Shtino ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar në Veri të Kosovës. “E kane futur Kosoven serish ne nje pozicion shume delikat dhe nuk do doja kurrsesi qe Albini te luante rolin e Zelenskit e te binte ne gracken e tyre , per ta cuar Kosoven drejt luftes…”, shkruan ajo.

Shtino shkruan: “Kjo qe po ndodh ne mes Kosoves dhe Serbise eshte pasoje e asaj politike gjysmake dhe e paketes Hatisari qe i dha Pavarsine Kosoves dhe nga ana tjeter la Manastiret nen juridiksionin e Serbise, pra lane nje kembe te Serbiae brenda territorit te Kosoves.

Ka kaq vjet qe Serbet hyjne e dalin ne Kosove pa problem, ndersa Kosovaret nuk futen dot ne Serbi si Kosovare, me te drejta te plota.

Njehere kur udhetoja per nje konference ne Novi Sad te Serbise , na u desh te kalonim nga pika kufitare e Merdarit dhe Serbet nuk na lane , arsyen nuk e kuptuam , por na thane se nga kjo pike nuk mundet te hyni ne Serbi , por vetem mundet te dilni nga Serbia nga kjo pike doganore.

Keshtu na u desh te benim shume km rruge dhe u kthyem mbrapsh dhe i rame nga Maqedonia e Veriut, nga Kumanova. Ne konference shkuam me shume vonese…e cila organozohej nga organizata nderkombetare, ku kishte Amerikane dhe Europiane. Kur ne ju treguam arsyen e voneses bene sikur nuk e degjuan…

E pra miq mua me pelqen Perendimi, qyteterimi i tyre, toleranca deri diku, por nuk me pelqen fare hipokrizia e tyre!!!!

Sot jemi ne nje dite kur mardhenjet Kosove – Serbi jane serish ne piken zero….Europa e Amerika cpo bejne…?

Fajesojne Albin Kurtin perse, sepse po perpiqet ta paraqesi Kosoven si nje shtet me rregulla dhe te barabarte ndaj shteteve te tjera fqinje , qe ne rastin ne fjale eshte Serbia….

E kane futur Kosoven serish ne nje pozicion shume delikat dhe nuk do doja kurrsesi qe Albini te luante rolin e Zelenskit e te binte ne gracken e tyre , per ta cuar Kosoven drejt luftes…

Sot te gjithe duhet te lobojme per Kosoven qe te zgjidhet sa me shpejt ky problem nepermjet negociatave dhe Perendimi duhet te nderq gabimin qe beri qe prej paketes Hatisari e deri me sot.

Uroj qe e gjitha kjo te zgjidhet paqesisht sepse Kosova eshte ne gjithe te drejten e saj dhe po vepron si nje shtet sovran dhe i pavarur !”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.