May 28, 2023

KFOR’i ka reaguar serish rreth situatës së krijuar në veri të vendit, duke thënë se janë duke e vëzhguar situatën.

Misioni i KFOR’it ka përsëritur se po monitoron edhe sot nga afër situatën në veri të Kosovës bashkë me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë.

Duke u thirrur nën mandatin e tij të OKB’së, KFOR’i përmes një postimi në Twitter, ka thënë se mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë dhe se është i gatshëm të marrë masa për të mbajtur Kosovën të sigurt.

“#KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e tij të OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur #Kosovën të sigurt”, thuhet në reagimin e KFOR’it në Twitter.

Duhet theksuar se edhe gjatë ditës së djeshme pas tensionimit të situatës në Veri, KFOR kishte bërë një deklaratë të ngjashme ku kishte thënë se janë të gatshëm për intervenim në rast të përshkallëzimit të situatës së sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *