October 5, 2022

Shtyrja e zbatimit të vendimit të reciprociteti për targa dhe dokumentet e identifikimit me Serbinë, sipas opinonistit, Nexhmedin Spahiu është poshtërimi i dytë që ju ka bërë Kosovës.

Përmes një postimi në llogarin e tij në Facebook Spahiu thotë se shtyrja e vendimit është poshtërim më i madh pasi po ndodh shumë vite pas pavarësisë dhe se është hera e dytë që amerikanët nxjerrin qeverinë nga siç shkruan ai ‘qenefi’.

Kujtojmë se dje në veri situata ka qenë e tensionuar një ditë pasi të hyjë fuqi vendimi i qeverisë për reciprocitetin në mospranimin e dokumenteve të lëshuara nga Serbia.

Por, ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka kërkuar nga krerët e shtetit të shtyejnë për 30 ditë vendimin e marrë së fundi për reciprocitetin me targa dhe letërnjoftime me Serbinë.

“Për t’iu thënë që duhet të shtyhet vendimi për 30 ditë reciprociteti, kjo është e rëndësishme sepse ka keqkuptime dhe dezinformata sa i përket këtij vendimi. Ne shpresojmë që do të mund të punojmë me qeverinë për të qenë të sigurt që vendimi të kuptohet. Nuk po themi që kjo të mos bëhet”, tha ai./PERISKOPI

Shkrimi i plotë i tij:

Zbythja nga reciprociteti është poshtërimi I dytë dhe më I madhi që një kryeministër ia ka ba Kosovës. Poshtërimin e parë shtetit të Kosovës ia ka bërë Hashim Thaçi kur u vra Enver Zymberi ndërsa ky është I dyti. Është më I madh sepse ndodhi më shumë vite pas pavarësisë kur institucionet është dashtë të jenë më të konsoliduara. Hera e dytë që amerikanët e nxjerrin qeverinë e Kosovës nga qenefi ku ka rënë me sy në ballë. Herën e parë e bëri amb. Chris Dell, ndërsa tani amb. Hovenier. Kur nuk ke kaqik me I shku deri në fund mos iu fut asaj pune fare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.