






Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka marrë një mesazh të qartë nga NATO, përmes një oficeri të Shtabit të Përgjithshëm të dielën në mbrëmje.
Kështu ka thënë Thomas Theiner, një ish-anëtar i ushtrisë italiane dhe “ekspert për çështje të Luftës së Ftohtë” dhe strategjisë së mbrojtjes së Aleancës, përcjell Telegrafi.
Siç raporton Telegrafi, ai i është referuar ngjarjeve të ndodhura në veri të Kosovës, përkatësisht në kufirin Kosovë-Serbi pas paralajmërimeve nga Qeveria e Kosovës se që nga sot (1 gusht 2022), do të niste zbatimi i reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet.






“Mendoj se oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë mbrëmë i kanë shpjeguar presidentit Vuçiq se nëse ai guxon të sulmojë Kosovën, aeroplanët luftarakë të NATO-s do të reagojnë brenda pak orësh…”, ka shkruar fillimisht Theiner në Twitter.
Kështu, sipas tij, brenda 48 orëve, në aeroportin e Prishtinës do të transportohej Brigada e 173-të Ajrore e Ushtrisë Amerikane, ndërsa në Aeroportin e Gjakovës (e ndërtuar nga Ushtria Italiane për këtë qëllim) Brigada e Parashutave e Ushtrisë Italiane “Folgore”.






Theiner ka theksuar më tej në Twitter se një ditë më vonë do të aktivizohej Brigada e Mekanizuar e Ushtrisë Italiane “Pinerolo”, e vendosur në Bari dhe rrethinat e saj, dhe do të dërgohej nga Divizioni i III Detar i Marinës Italiane me anijet e saj amfibe nga Brindisi në Durrës brenda dy ditësh.
Nga Durrësi në Mitrovicë, shton ai, “Freccia IFVs”, mjeteve luftarake të Brigadës së Motorizuar Pinerolo dhe shkatërruesve të tankeve Centauro – do t’u nevojiteshin gjashtë orë për të arritur – falë autostradës A1 të bashkëfinancuar nga Perëndimi
In short: NATO has been planning and training to defend Kosovo for 23 years; if the Serb ever go all loco and invade NATO can overmatch them in the air within a few hours and on the ground within a few days.
And NATO made sure Serbia's generals know this… but Vučić is a ?
4/4— Thomas C. Theiner (@noclador) August 1, 2022
Shkurt, përfundon ky ekspert, NATO ka bërë plane dhe ka 23 vite që po trajnohet për të mbrojtur Kosovën.






“Nëse serbët ndonjëherë shkojnë dhe sulmojnë, forcat e Aleancës ‘do t’i tejkalojnë’ ata në ajër për disa orë, dhe në tokë për disa ditë”.Dhe siç ka thënë në fund ai, “NATO u kujdes që gjeneralët e Serbisë ta dinin këtë”.