February 7, 2023

Butrint Imeri është ndër personazhet më të pëlqyera të showbizz-it. Të shumta janë fanset që e pëlqejnë dhe e ndjekin këngëtarin kosovar në muzikën e tij, por edhe në jetën private. Por prej një viti, një vajzë shqiptare ia ka marrë mendjen.

Flasim për aktoren Olta Beqiri, që është kapur mat në disa raste me Butrintin. Ndonëse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar kurrë, dyshja ishte bashkë prej gati 1 viti. Themi ishte, sepse gjërat kanë ndryshuar dhe kjo dyshe është duke përjetuar një ndarje.

Dy të rinjtë nuk ndiqen më në rrjetet sociale prej pak javësh, duke na lënë kështu të kuptojmë se raporti sentimental mes tyre ka shkuar keq. Që pas ndarjes nga Kiara Tito, Butrint Imeri është shfaqur gjithnjë vetëm. Këngëtari i dashur për publikun ka zgjedhur që të heshtë për jetën e tij private, duke u fokusuar te karriera e tij.

Do të ishte vera e vitit të shkuar, kur dy të rinjtë u përfolën për një lidhje mes tyre. Fillimisht ata shfaqeshin në vende të njëjta, duke na futur në dyshime nëse kjo që po shihnim ishte nisja e një çifti tjetër në showbizz-in tonë. Megjithatë, në atë kohë, askush nuk pranoi të fliste rreth këtij raporti, përkundrazi.

Në një deklaratë të tij atë kohë, këngëtari kosovar mohoi lidhjen, duke u shprehur se ishte beqar. Ai zgjodhi t’u përgjigjet lajmeve në një mënyrë shumë ironike. Butrinti postoi një fotografi të “photoshop”-uar në “Instastory”, ku shfaqet pranë një tigri dhe një vajze të veshur në mënyrë shumë provokuese. Këtë foto e ka shoqëruar me vargjet e këngës së Ledrit: “Unë jam single plus kam mas shumti femra!”.

Kështu, artisti mohoi zërat se ishte në një lidhje. Nga ana tjetër, Olta zgjodhi të heshte në lidhje me këtë lajm, duke vijuar e pashqetësuar karrierën e saj. Që nga vera e shkuar e deri më tani, asnjë lajm tjetër nuk qarkulloi më për këtë dyshe, duke lënë gjithçka pas.

Ndryshe nga Butrinti, që është ndër personazhet më mediatikë në tregun tonë, Olta ka zgjedhur një profil më të ulët në media. Modelja, e cila sezonin e shkuar provoi veten edhe si aktore, të rralla i ka daljet publike. Ndonëse në “Instagram” është mjaft aktive, në media ka preferuar të dalë dhe të flasë vetëm për punën e saj. Gjithnjë në “Instagram” apo “Tik-Tok”, ajo zgjedh të paraqitet vetëm, duke mos dashur të japë detaje nga jeta private.

Si Butrinti, ashtu edhe Olta ia kanë dalë ta ruajnë për gati 1 vit lidhjen e tyre larg vëmendjes mediatike. Por tashmë kjo histori ka ardhur në fund, pa pasur mundësinë as të konfirmohet nga protagonistët.

Duket se Butrint Imeri ka një “debulesë” për gocat e Tiranës. Kujtojmë se vite më parë, ai dhe Kiara Tito janë përfolur shpeshherë për raportin e tyre. Së fundmi, Kiara Tito e pyetur në një intervistë për marrëdhënien e saj me këngëtarin, prezantuesja është përgjigjur e revoltuar se nuk ka pasur asgjë me të dhe se kjo pyetje nuk dëshiron që t’i bëhet më, pasi i ka ardhur në majë të hundës.

Megjithatë, kur rrjeti “vlonte” nga thashethemet për një lidhje mes tyre, dyshja i hodhi edhe më shumë “benzinë zjarrit”, duke qenë të dy së bashku në klipin e këngës së Butrintit “Hajt hajt”. Kiara u shfaq si modele kryesore në klip, duke i bërë të gjithë të mendojnë se ata më në fund e pranuan lidhjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *