November 30, 2022

Kolonë veturash, e njerzish shihej qysh në hyrje të fshatit Janqistë të Komunës së Malishevës.

Qetësia t’i shurdhonte veshët, e krejt çka dëgjohej rrugës për në shtëpinë e mërgimtarëve ishin hapat e atyre që po shkonin për t’u shprehur ngushëllime familjes Sopaj.

I ri e i vogël, po ia mësyenin dyerve që ishin hapur tash e dy ditë, e që para dyerve përveq familjarëve e fqinjëve që kishin dalur për t’i pritur njerëzit që vinin për kryeshëndosh, po qëndronte edhe fotografia e çiftit, që kishin humbur jetën pas një a;ksidenti rrugor, gjatë udhëtimit nga gurbeti për në shtëpi.

Të gjithë dyert e fshatit dukej që ishin hapur, e po i prisnin mërgimtarët e tyre, njërin 35 e tjetri 36-vjeç, e bashkë me ta edhe fëmijët, vajza 3 vjeçe e djali 5-vjeçar.

E sa më shumë që u afrohej tendës ku edhe gjindeshin familjarët e ngushtë të çiftit Sopaj, dëgjoheshin fjalët “zoti iu lashtë shëndoshë” si përshpëritje, fjalë këto që në mendje kishin të gjithë ata që vizitonin këtë familje.

Pas vizitës, qytetarët nuk patën nevojë të pyesnin për vendodhjen e v’arrezave, pasi karvani i njerëzve tani shkonte në atë drejtim.

Ceremonia e v’arrimit do të kryhej në orën 18:00, por disa orë përpara qytetarët kishin rrethuar këto v’arreza, të gjithë duke u munduar që të gjejnë një hije e që fokusi i bisedës së tyre ishte kjo ngjarje e kobshme që ndodhi mëngjesin e së premtes.

Në bisedë e sipër, dy vetura e dhjetra familjar me kurora lulesh në duar po vinin në drejtim të v’arrezave.

Para ceremonisë fetare, fillimisht trupat e dy mërgimtarëve iu treguan prindërve të tyre, të cilët po i shihnin për herë të parë pas ak;sidentit t’ragjik, dhimbja ishte e papërshkrueshme.

Me dhimbje, lot e kurajo, u kryen edhe ceremonitë fetare, e që tani kishte ardhur koha për v’arrimin e tyre në tokën që udhëtuan mijëra kilometra për të ardhur.

“Krejt qeta çka janë qetu kanë dhimbje”, ishin fjalët e një familjari të tyre drejtuar qindra qytetarëve që kishin ardhur për t’u dhënë lamtumirën e fundit mërgimtarëve.

E fortë qëndronte nëna e 36-vjeçarit, e cila e rrethuar me vajzat e gratë tjera, shikonte të gjithë ceremoninë e v’arrimit.

I madh e i vogël morën lopatat që t’i mbulojnë me dhe a’rkivolët e tyre që tani kishin prekur fundin e v’arrit, e mbi të rridhnin lotët e pjesmarrësve e familjarëve.

V’arret e tyre u mbuluan, e të gjithë në shenj respekti u ulëm që t’i nderojnë trupat e tyre, e me duar të ngritura nga qielli, luteshin për shpirtat e tyre.

“Tok qaj, se në gjirin tëndë sot pranove dy të rinj. Dy dëshmorë të mbijetesës e egzistencës shqiptare. Si fëmjë u rritën me plagët e luftës, më 3 prill të 1999, Dini mbeti pa bacin. Mirëpo kur këta u rritën, punë s’gjetën në vendlindje, në atdheun e tyre, u detyruan t’ia mësyjnë rrugës së gurbetit. Të rinj u nisën për gurbet, të rinj u kthyen edhe sot, për të pushuar deri në amshim në tokën e tyre. Lamtumirë, fëmijët tanë.”, u shpreh familjari i tyre, Ramiz Sopaj, përcjell GazetaDemos.

Me këtë fjalim, u larguan edhe pjesëmarrësit, por jo edhe dhimbja e familjarëve të cilët po ngushëllonim njëri-tjetrin.

Pas vetës, çifti nga Malisheva lanë tre fëmijët e tyre, dy prej të cilëve u përfshinë në ak’sident, e tank po trajtohen në QKUK, ndërsa fëmija më i madh i tyre gjendej në Kosovë, pasi kishte ardhur kur i kishte vdekur gjyshja nga nëna, dhe se më nuk kishte udhëtuar për në Slloveni, aty ku gjendej edhe pjesa tjetër e familjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *