December 5, 2022

Pjesëmarrja në “Big Brother Vip” si opinioniste zyrtare e formatit, e riktheu Balina Bodinakun në
vëmendjen e mediave.

Ajo dhe partneri i saj, gazetari Andi Bushati, e mbajnë marrëdhënien e tyre shumë private pasi janë mjaft të rezervuar si në daljet e tyre publike ashtu edhe në rrjetet sociale apo intervistat.

Balina Bodinaku i është përgjigjur së fundmi pyetjeve të Rudina Dembacajt, pasi ishte e ftuar në emisionin e saj, duke treguar pak për jetën përtej ekranit, si për shembull, me kë e ndan shtëpinë.

Teksa u pyet “Me kë jeton Balina?” ajo dha nje pergjigje interesante, “Unë jetoj…vetëm, e di pse thash vetëm? Se po të them që jetoj me partnerin, do fillosh të më bësh pyetje”.

Rudina: Pra përveç partnerit shtëpinë e ndan me… Balina Bodinaku: Lulet, enët, gotat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *