December 3, 2022

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Melihate Tërmkolli, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur në emër të SHBA-ve për “Ballkanin e Hapur”.

Sipas Tërmkollit, SHBA asnjëherë nuk ka deklaruar se është iniciator dhe as garant i këtij projekti.

Ish-deputetja ka akuzuar kryeministrin shqiptar, se ka marrë turr “t’ia shkulë edhe rrënjët kombit e shtetit shqiptar”, përcjell Bota sot.

Reagimi i saj në Facebook:

Në njëqind vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri- SHBA, ai që ka marrë turr t’ia shkulë edhe rrënjët kombit e shtetit shqiptar, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, foli edhe në emër të SHBA-ve, se si “Open Balkans” qenka projekt “qind për qind i dakordësuar dhe qind për qind i mbështetur pa asnjë rezervë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

SHBA nuk po thotë kështu! SHBA asnjëherë nuk ka deklaruar se është iniciator dhe as garant i kësaj nisme e këtij projekti!

Të tjerat janë çorbë serbe-ruse, me pasoja të rënda dhe rreziqe të mëdha për shqiptarët, për Kosovën në veçanti, për tërë Gadishullin Ilirik ose Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *