June 4, 2023

E ardhmja e Kristiano Ronaldos duket “Old Trafford”. Çdo ditë dalin emra destinacionesh të ndryshme në sipërfaqe dhe njëkohësisht edhe shuhen.

Por ka edhe klube të vogla që shfrytëzojnë emrin e sulmuesit portugez për të bërë reklamën më të mirë për veten. Dhe ky është rasti i një ekipi nga Ishujt Faraoe.

Kl Klaksvikar ofron 20 delet e tyre më të mira për Mançester Junajtidin në mënyrë që të sigurojë përgjigjen pozitive për transferimin e Kristiano Ronaldos.

Në fakt, oferta e klubit nordik që u postua në rrjetin social “Twitter” ishte një shaka nga klubi i Ishujve Faroe, por ai e arriti qëllimin e tij duke bërë xhiron e botës në rrjetet sociale.

Klaksvikar u themelua në vitin 1904 dhe është një prej klubeve më të suksesshme të futbollit në historinë e Ishujve Faroe pasi ka fituar 19 kampionate dhe 6 Kupa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *