December 4, 2022

Muaji i korrikut dhe gushtit janë dy muajit gjatë të cilëve më së shumti, shqiptarët nga Kosova që jetojnë jashtë vendit kthehen në vendin e tyre.
Ky fluks i mërgimtarëve bënë që gjithherë të krijohen kolona të gjata të pritjes në pikat kufitare, shkruan lajmi.net.

Edhe pse si çështje është diskutuar shumë herë, ajo ende nuk ka gjetur një zgjidhje e cila do ua lehtësonte mërgimtarëve kthimin në vendin e tyre.

Kësisoj, përveç pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, lajmi.net ka siguruar video ku shihet një kolonë e gjatë e pritjeve të mërgimtarëve për të kaluar kufirin Hungari-Serbi.

Ashtu siç mësohet, këto pritje të mërgimtarëve po zgjasin deri në nëntë orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *