March 29, 2023

Nikol Nelo, vajza e moderatores Alketa Vejsiut bëri bujë me daljen e saj të parë në rrjete sociale, duke qenë se moderatorja ka preferuar gjithmonë ta mbajë familjen e saj larg syve të publikut.

Nikol ka bërë dhe një bashkëbisedim me ndjekësit sot duke zbuluar më shumë për veten.

Bukuroshja u shpreh se nuk i pëlqen televizioni dhe në të ardhmen mendon të hapë një biznes të sajin.

E pyetur kujt i ka ngjarë më shumë, Nikol tha: “Babit”.

Cilat janë kritikat ose këshillat që i bën shpesh Alketa?

“Bëji qerpikët me më pak volum Dil më natyrale në foto Mos e ul veten për njeri, tregohu me edukatë dhe me mend në kokë”, tregoi Nikol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *