October 4, 2022

Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani kanë ndërtuar vit pas viti një shoqëri për tu pasur zili, dy moderatoret kalojnë shpesh kohë me njëra-tjetrën dhe publikojnë foto e video në rrjetet e tyre sociale, tek të cilat nuk mungojnë as notat e humorit.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi me postimet e tyre në rrjetet sociale që tregojnë raportin mes dy moderatoreve, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, Arbana u pyet se pse e ka lënë Xhemin pas dore.

“Xhemi është momentalisht në Milano, me një shoqe të rë, shopping dhe dining nëpër vendet ku do të shkonim bashkë… kush ka lënë pas dore kë”– shkruan Arbana në përgjigjen e saj, ku ka etiketuar edhe Xhemin.

Kjo e fundit është përgjigjur përmes një fotoje me shoqen e saj krahas së cilës shkruan: “Pasojat e të lënit pas dore janë këto”. Kështu Arbana, e cila e ripostoi storyn e Xhemit, shkruan se “e ka gjetur dhe shumë më të bukur se unë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.