






Ish-komandanti i UÇK-së, Naser Shatri, ka reaguar në lidhje me lajmet për ‘veteranët’ të cilët marrin pension, mirëpo në luftë nuk kanë qenë të lindur fare, ose kanë qenë fëmijë, shkruan GazetaDemos.






Përmes një postimi në Facebook, ai kërkon publikimin e emrave të këtyre personave, ku thotë se shpreson që kjo të jetë ndonjë gabim.
“Te publikohen kto Lista te “te Veteranve Bebe”. Emrat e tyre, se ndoshta “ishalla”ka qen naj gabim ne kompjuter se ne Komandantet e sidomos un i Policis Ushtarake pe ndi veten keq se me pas Ushtar dej ne 2 vjeq ka qen telashe se pas aksjoneve te tyre eshte dashur te ndrrohen Pelenat e qe ne koh Lufte kan qen me munges”, ka shkruar ai.






Mes tjerash, Shatri kërkon që të kryhen hetime lidhur me këtë çështje dhe të bëhet kategorizimi i listave të veteranëve.
Postimi i plotë: