March 27, 2023

Të shtunën në varrezat e fshatit Jançisht të Malishevës në ora 18:00 iu dha lamtumira e fundit Shemsedin dhe Mervete Sopajt.

Në ceremoninë e varrimit të çiftit, që vdiq të premten në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Podujevë, kishte shumë pjesëmarrës.

Për krejt xhematin që zor se i zinte hapësira e varrezave falënderuese është nëna e 36 vjeçarit.

Shukrije Sopa tregoi se edhe gjendja shëndetësore e fëmijëve të të ndjerëve po shkon drejt përmirësimit.

E babai i nuses, Fehmi Morina, që me zor i mban lotët, ka pak më shume një javë prej kur i vdiq edhe bashkëshortja.

Letër ngushëllimi familjes Sopa iu nisi edhe kryeministri Albin Kurti, derisa dyert e hapura për ngushëllime do të qëndrojnë deri të hënën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *