March 29, 2023

Një aktore nga Kosova është bërë pjesë e një filmi të ri turk, që pritet të ketë premierën në muajin shtator.

Bëhet fjalë për aktoren me prejardhje nga Peja, Tringa Shala (24-vjeçare), e cila është bërë pjesë e një filmi të zhanrit komedi-romancë të titulluar “Cunku”, që përfshin një sërë figurash të tjera ndërkombëtare.

Ajo luan rolin kryesor dhe pikërisht një shqiptare në këtë projekt.

E njëjta mes tjerash do të shfaqet përkrah aktores shumë të njohur e të dashur turke, Guler Okten./kosovarja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *