June 4, 2023

Sabri Fejzullahu dhe Vjollca Haxhiu, jo vetëm se janë bashkëpunëtorë të mirë kur vjen puna të hitet, por edhe për t’i qendruar pranë njëri-tjetrit, ashtu siç miqtë e vjetër bëjnë.

Këto ditë, dyshja fantastike po kalon më shumë kohë në koncerte e në dasma, në të cilat e dërgojnë atmosferën në qiell.

Sabriu ishte ai që ndau në Instagramin e tij një foto me Vjollcen, duke thurur vargje të bukura për të.

“Vjollca jonë që fal vetem pozitivitet, në familje në shoqëri e në skenë” ka shkruar ai në fotografinë të cilën më pas e ka shpërndarë Vjollca, mbrëmë, nën shoqërinë e Sinan Vllasaliut, të dy u përkujdesen për atmosferën e dasmës së një çifti shqiptar./indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *