October 4, 2022

Vajza e Alketa Vejsiu ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me postimet që bën në rrjetet sociale, dukë u bërë kryefjalë e mediave rozë.

Mirëpo ndjekësit nuk dinë shumë për jetën e saj dhe e pyesin vazhdimisht për detaje nga jeta private. Vetëm se fundmi Nikol ka bërë një bisedë me ndjekësit e saj ku ka zbuluar shumë.

Ajo çfarë ka çuditur më shumë ndjekësit është mosha e Nikol e cila bie disi në kundërshtim me pamjen e saj. Ajo është vetëm 15 vjeç dhe ka zbuluar se në 26 janar mbush 16.

Nikol ka zbuluar për ndjekësit e saj se po ndjek studimet në Londër për më shumë mundësi për veten, por “Shqipërinë nuk ma zëvendëson dot asnjë vend tjetër”, shprehet ajo.

Me gjasa nuk do ta shohim ndonjëherë ne televizor, pra nuk do të ndjek rrugën e nënës së saj, pasi Nikol tregon se televizioni nuk është fusha e saj.

Ndjekësit gjithashtu janë kurioz dhe e kanë pyetur mbi kritikat që Alketa Vejsiu i bën më shpesh. “Bëj me më pak volum qerpikët. Dil më natyrale në foto. Mos e ul veten për njëri, tregohu me edukatë dhe me mend në kokë”, ka shkruar Nikol. E dikush tjetër e ka pyetur nëse konsumon cigare, por Nikol ka treguar se nuk e ka provuar k urrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.