March 27, 2023

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lama, ka kritikuar iniciativën e kryeministrit Albin Kurti për pastrimin e listave të veteranëve.

Në një intervistë dhënë gazetës Nacionale, ai ka thënë se qeveria nuk duhet të bie në këtë kurth.

“Nuk i rekomandoj qeverisë të bjerë në kurthin e shkurtimit të listave të veteranëve se nuk mund i paguajmë.

Ky është një kurth i keq, që më duket se bëhet thjeshtë për politikë ditore.

E them këtë sepse çdo aplikim ka tre firma, të cilët janë edhe dëshmitarët e aplikuesit në qoftë se nesër do t’i drejtohet gjyqit për të fituar të drejtën e tij.

E ato firma janë të eprorëve të drejtpërdrejtë të Iuftëtarit aplikues.

Prandaj kjo praktikë nuk do të sillte asgjë përveç një numri pa fund gjyqesh dhe ato të gjitha të humbura nga qeveria.

Nëse donë t’i afrohet të vërtetës qeveria le të gjejë sa mijëra e mijëra Iuftëtarë të UÇK-së nuk kanë status veterani sot, sepse nuk kanë aplikuar”, ka thënë ai.

Sipas tij, tentimi për të zvogëluar numrin e veteranëve të UÇK-së është veprim që shkon në interesa të Serbisë.

“Prandaj po përsëris edhe njëherë, të pretendosh për të krijuar një ushtri të vogël, kjo është vetëm punë në shërbim të Serbisë.

Ajo ka deklaruar që në atë kohë se UÇK-së është me 410 Iuftëtarë, me 2000 Iuftëtarë e me 4000 Iuftëtarë, por ajo bënte politikën e saj, sepse donte të jepte moral forcave që kishte sjellë në Iuftë në Kosovë dhe donte të justifikohej para opinionit ndërkombëtar, se në Kosovës nuk po Iufton populli, por disa banditë, trafikantë, krimineIë, komunistë, islamistë etj.

E për çudi këtë që e ka ditur Serbia për interesat e saj e kemi zbuluar tashmë edhe në Prishtinë. Kjo është e pa pranueshme.

Pa moral. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka qenë një ushtri e vogël siç po duan të na e paraqesin qoftë edhe disa Iuftëtarë, ajo ka qenë ushtri e madhe dhe shifra prej 60 mijë Iuftëtarësh që unë kam dhënë me llogari në vitin 2003, konsideroj dhe argumentoj para çdo institucioni se është shifra minimale”, ka deklaruar Lama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *