November 30, 2022

Nuk ka shumë kohë kur vajza e Alketa Vejsiut e bëri publik instagramin dhe menjëherë mori vëmendje nga 20 mijë persona.

Kaq mjaftoi dhe ajo u bë kryefjalë e mediave rozë teksa ndante edhe foto provokuese për çka edhe komentohej.

Por siç duket për Nikol, të qenit fytyrë publike nuk paska qenë aq e thjeshtë , e cila ka mbyllur profilin e saj publik, për të qenë në rrjetet sociale me një profil më privat ku ndiqet vetëm nga njerëzit e saj të afërm.

Vetë Alketa ka preferuar gjithmonë t’i mbajë për vetë fëmijët duke i ruajtur ato nga kamerat dhe jeta publike dhe duket se vajza e saj ka rënë dakort me nënën, pasi e provoi vetë jetën publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *