





Merita Brovina e diagnostfikuar me kancer, me një postim në rrjetin social Facebook, ka kritikuar ashpër, institucionet shëndetsore dhe qeveritare, respektivisht Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e cila po i seleketon personat se kush duhet të marrë terapi kundër kancerit dhe kush nuk mund ta marrë, rrjeshimisht kush mund të jetoj dhe kush jo.
Ajo me këtë postim iu drejtuar kryeminsitrit Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetsisë Rifart Latifi.
Brovina tregoj se përzgjedhja e pacientëve po bëhet në formë “llotarie” se kush duhet të marrë këtë terapi, sipas saj nëse nuk përzgjidhesh nuk e ke fatin të jetosh ende.





Ajo tregoj se me këtë sëmundje janë gjithsej 80 persona, ndërsa terapia sigurohet për vetëm 10 persona, ku këta 10 persona përzgjidhen në mënyrë të “dyshimtë”.
Sipas saj Qenda Klinika Universitare e Kosovës, po e bënë punën e Zotit, dhe po e përcakton se kush duhet të jetoj dhe kush jo.
Postimi i plotë:
Në kushte lufte apo emergjencave te natyrave ekstreme mjekesore përsoneli mjekesore eshtë i detyruar tê bêj punën e Zotit e të selektojë kush mund të jetojë e kush jo. Përsoneli mjekësorë këtë formë të triazhimit si veprim legjitim e mëson në kuader të lëndës së Kirurgjisë!





I dashur Kryeministër dhe i nderuar Ministër i Shëndetêsisë.
Ju informoj që ne sot në klinikën e Onkologjisê nuk patëm fatin të jemi të pêrzgjedhur në mesin e atyre që kanê të drejtë të vazhdojnë të jetojnë.
Kush dhe si e bêri pêrzgjedhjën që në kushte normale i takon vetëm Zotit besoj që duhet të angazhoheni qê ta kuptoni e zbërtheni!
Pembrolizumab êshtê një prej barnave mjekuese pêr të sëmurët me kancer i cili nuk mund të blehet në tregun vendor e askund në rajon.





Nga 80 ampulla sa duhet të furnizohet Klinika e Onkologjisë sa i kan te planifikuara dhe të kontraktuara, sot pas një jave vonesë klinikës i kan ardhur vetëm dhjetë.
Në mesin e atyre 80 pacientëve që presin ta marrin ilaqin janë përzgjedhur dhjetë të cilët në tentativat më të vrazhda për mbijetesë e kanë kuptuar me rrugë joformale që ilaqi vjen sot andaj kanē zënë dyert e klinikës para se ilaqi te zbarkoj në klinikë.
Ne të 70- tët që e kuptuam me vonesë e vrapuam të marrim ilaqin nuk ishim me fat.
10 dhe 70 bējnë 80 por nuk janë numra, janë jetë njerëzish të k’tij vendi që frymojnë e që sot dikush në këtë institucion te quajtur QKUK ka bërë punên e Zotit duke i selektuar: ti mund të vazhdosh tê jetosh e ti jo!
Probabiliteti për të pasur shancën për të jetuar pak më gjatë sot ishte 1:8.
Ne nuk e patêm atë fat e bashkë me ne edhe 70 frymarje të tjera!.