October 4, 2022

Gjendja e dy fëmijëve të lënduar në aksidentin që ndodhi në rrugën Prishtinë – Podujevë, është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin e ka konfirmuar doktori kujdestar Ejup Govori. Ai ka thënë se njëri fëmijë është 5 e tjetri 3 vjeçar.

“Kanë pasur frakturë në ekstremitetin e poshtëm. Të gjitha kontrollet e nevojshme ua kemi bërë. Janë jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Govori për Nacionalen.

“Njëri është 5 e tjetri 3 vjet”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.