






Çifti nga Malisheva, Shemsedin dhe Myrvete Sopaj, këtë mëngjes kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në magjistralen Prishtinë – Podujevë.






Bashkë me fëmijët e tyre, ata po vinin për pushime nga Sllovenia në Kosovë, ku sot rreth orës 4:40 të mëngjesit vetura e tyre u aksidentua me një autobus.
Nga ky aksident të lënduar kanë mbetur dhe fëmijët e çiftit, të cilët kanë marrë trajtim në emergjencën e Prishtinës.
GazetaDemos mëson se Shemsedin Sopaj është djali i xhaxhait të dëshmorit Hysen Sopaj.