October 5, 2022

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e së premtes në magjistralen Prishtinë – Podujevë, ndërkaq janë lënduar edhe dy fëmijë të cilët janë jashtë rrezikut për jetë..

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:40, ku në këtë aksident është përfshirë një makinë me targa të huaja dhe një autobus i kompanisë “Dita”.

GazetaDemos ka raportuar se viktimat nga ky aksident janë Shemsedin dhe Myrvete Sopaj nga Malisheva, të cilët bashkë me fëmijët e tyre ishin duke ardhur nga Sllovenia për pushime në Kosovë.

Në lidhje me këtë rast ka pasur reagime nga kryetarët e dy komunave, Malishevës dhe Podujevës, ndërkaq që për këtë ngjarje ka reaguar edhe një mik i viktimave.

“Sot u nda nga jeta Shemsedin Sopaj’ Kosovë Malishevë, ku ndodhi aksidenti ne Rr. Prishtin Podujev i ndjeri vllau jon iku per pushime ne Kosovë ku ne ketë ditë të zezë aksidenti mer vete dhe Bashkshorten:Engjujt e vogel 2 femiet te lenduar rend”, ka shkruar ai në Facbeook.

Tutje, shoku i Sopajt ka thënë se ai ka qenë një person me vlera të larta dhe i edukuar.

“U nda nga jeta shumë para kohe duke na lanë të gjithëve me zemra te thyera e kujtimin e tij që do te mbetet mes nesh si një shok i paharrueshëm e i papërsëritshëm për vlerat e tij shoqnore e njerëzore, i edukuar, i urtë, e punëtor si ai e askush tjetër. Me pikëllim te madh i dërgoj ngushëllimet me të thella e të sinqerta familjes së tij për këto dit të vështira e të tmerrshme të kësaj fatkeqësie që na ka ndodhur të gjithëve sepse sot është ditë zie për te gjithë shokë miq e të afërm zoti te shperbleft me xhenet Vlla”, është shprehur ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.