June 4, 2023

Deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli ka thënë se është deputet i pavarur brenda grupit së LVV-së pasi ka hyrë si i pavarur në listën e këtij subjekti poltik në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për një bashkim me LDK-në.

Megjithatë Humolli është shprehur i gatshëm të bëhet pjesë e ndonjë grupi tjetër parlamentar nëse formohet.

“Nëse vazhdon kjo ngathtësi e Qeverisë për të përmbushur zotimet elektorale, duhet të bëhen ndryshime qeveritare.

Unë për vete pa këto ndryshime nuk mund të qëndrojë brenda grupit të LVV-së, pasi nuk po realizohen asnjëra nga kërkesat e mia personale për çfarë unë jam futur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje”./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *