December 3, 2022

Para dyerve të Klinikës Emergjente të QKUK-së në temperatura të larta po qëndron nëna e Shemsedin Sopajt, nga aty po pret ndonjë lajm për gjendjen shëndetësore të dy nipërve (fëmijëve të djalit) të cilët që në orët e para të mëngjesit po trajtohen.

Ata u aksidentuan derisa po vinin në vendlindje nga Sllovenia për t’i kaluar pushimet verore. Në këtë aksident, nënës nga fshati Jançisht i Malishevës i vdiq djali Shemsedini bashkë me gruan e tij Mirveten. Çifti lanë pas tre fëmijë.

“Hatri i qatyne fmive unë ko me qëndrua…U nisë pa gjumë prej Sllovenisë t’u punu. Fëmijët du me i afru. Du me ba gajret hatri i tyne”, kështu rrëfen me pakë fjalë për rastin e rëndë nëna e Shemsedin Sopajt i cili bashkë me gruan Mirveten vdiqën pas përfshirjes në një aksident trafiku derisa nga Sllovenia po vinin për në Kosovë.

Kjo grua e rreth të 80-tave po qëndronte e fortë përballë dhembjes së madhe që po e përjetonte.

Në një bisedë për Nacionalen, nëna e Shemsedinit tashmë të ndjerë tregon për historinë e rëndë e të dhimbshme që kanë si familje.

“Hala 22 vjet e vartë e djalit tjetër s’i kem harru. Djali i madh mu ka vra në luftë. Kur është vra ai, ky djali që u aksidentu (Shemsedini) pati bërtite “O vlla më le vet’, i pati thanë”, thotë kjo nënë për plagët shpirtërorë që po i bartë tash e shumë vite.

“Me kanë qe çohet, tash isha shku e u kisha thanë, shpirtin tem merre, e k’ta lene. Du me ba gajret, qysh kom ba për të madhin”, thotë nën rënkim nëna që e humbi djalin e gruan e djalit në aksidentin që

Si ndodhi e gjithë kjo ngjarje e rëndë?

Shemsedin Sopaj bashkë me gruan e tij Mirveten e dy fëmijët e tyre E.S. 5-vjeç dhe S.S 3-vjeç, nga Sllovenia morën rrugë për në Kosovë. Por, ky çift, nuk arriti që t’i takojë familjarët, të cilët po i prisnin me padurim t’i përqafonin. Shemsedini u përfshi në një aksident trafiku me një autobus në orët e para të mëngjesit së 29 korrikut.

Plagëve, ai bashkë me gruan e tij Mirveten, nuk arritën që t’i përballojnë. Të lënduar mbetën rëndë fëmijët e tyre.

Djali i çiftit tashmë të ndjerë pritet që t’i nënshtrohet një operacioni, derisa vajza po i nënshtrohet ekzaminieve të tjera mjekësore.

Gjendja e tyre shëndetësore sipas mjekëve raportohet të jetë e rëndë.

“Jemi duke e monitoru gjendjen e tyre shëndetësore. Ua kemi ba të gjitha analizat. Po presim t’i përsërisim disa. Gjendja e tyre është stabile për momentin, por e rëndë. Të dy këta, ende po trajtohen në Klinikën Emergjente”, ka deklaruar për Nacionalen, drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla.

Mirvetja e cila vdiq në aksident, para një jave e varrosi nënën

Mirvetja që mbeti mbrëmë e vdekur në aksidentin e tmerrshëm në Podujevë derisa po vinte nga Sllovenia para pak ditëve kishte qenë në Kosovë.

Ajo, në vendlindje erdhi për ta varrosur nënën e saj. Me dhembje ajo ishte nisur për në Slloveni për t’i marrë dy fëmijët e tjerë për të ardhur serish në Kosovë.

Për Nacionalen, familjarët e Mirvetës kanë dhënë detaje për këtë rast.

“Te djali kanë me intervenu tash në këmbë. Një vëlla, fëmijët e kanë këtu në Kosovë. Mirvetja, mesa jonë që vdiq, si ka një dhjetë ditë që nanen e ka shti në dhe. Para një jave ka shku për me i marrë dy fëmijët e tjerë në Slloveni”, i thanë familjarët e Mirvetës gazetës.

Ndërkohë, trupat e pajetë të viktimave të moshave 36 dhe 35-vjeç me urdhër të prokurorit janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se aksidenti me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 04:40 në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Po ashtu raportohet se viktimat janë me prejardhje nga Malisheva, gjë të cilën e ka konfirmuar për Nacionalen kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati.

Kastrati sot ka qëndruar në QKUK, aty ku familjarëve u ka shprehur ngushëllime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *