October 5, 2022

GazetaDemos para disa minutash ka raportuar se një 52-vjeçar nga Deçani ka vdekur tragjikisht.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, me ç’rast kanë bërë të ditur se një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda që ka marrë derisa ka qenë duke punuar me dru.

“Rreth orës 19:45 Policia ka marrë informata se një person ka vdekur derisa po punonte me dru në fshatin Hulaj. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i QKMF-së në Deçan, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin”, tha për Demos zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.