November 30, 2022

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kërkuar llogari nga ministrja Donika Gërvalla, për rastin skandaloz ku medias Insajderi nuk iu dhanë shpenzimet e diplomatit, Prindon Sadriu, siç e parasheh ligji.

“Kërkoj nga ministrja Gërvalla të jep llogari para deputetëve, të na tregojë se a do të merren masa pas këtij dënimi, kush do të jap llogari, apo ky zotëria i parë, është mbi shtetit, mbi qeverinë, mbi ministrit, e mund të bëj çka të dojë, kujt i shërben ky diplomat”, tha zonja Kadrijaj.

“Deri kur do të lejohet që një diplomat që paguhet me taksat e shtetit, të fyej e të sulmojë mediat, të shkaktojë skandale e keqpërdorime financiare e të mos merren masa për të”, tha Kadrijaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *