






Vesel Bajramaj, i cili jeton në Gjermani prej 30 vitesh, së fundmi është komentuar në rrjetet sociale për shkak të videos së tij ku i gëzohet dhuratës me fotografinë e ish-presidentit Thaçi, shkruan GazetaDemos.






Mërgimtari nga Gjermania, i cili njëkohësisht është edhe aktivist i PDK-së, në një prononcim për Gazetën Demos, mes tjerash ka folur edhe për kryeministrin Albin Kurti.
Ai tha se shumë mërgimtarë që janë përkrahës të Kurtit, kanë kaluar nëpër Serbi me fotografi të kryeministrit në duar.
“Pjesa më e madhe vijnë në mënyrë të organizuar me autobusë nëpër Serbi, me fotografi të tij. Paramendo të udhëtoj unë me autobusë me fotografi të Thaçit çka më kish ndodh nëpër Serbi, këta kanë udhëtu me fotografi të këtij serbofilit nëpër Serbi, këtij patriotit të ashtuquajtur, edhe s’ka ndodh kurgjo, janë dy gjana ose s’ju pengon Serbisë ai hiç, ose është i tyre, janë dy sene, diçka në mes nuk ka këtu”, u shpreh ai për Gazetën Demos.






Tutje Bajramaj potencoi se kryeministri Kurti me politikat e tij po i bënë “kamuflazh” qytetarëve.
“Politika që ky e bon si ndaj UÇK-së, si ndaj vlerave më sublime që i ka ky komb, intenca me i përqaf familjet emblematike, format politike, mënyrat qysh e udhëheq edhe tash shtetin sa do që ky ka me ditë, nuk osht që s’din, po ky ka me ditë me kamuflu prapë”, theksoi aktivisti i PDK-së.
Ndër të tjera, mërgimtari nga Gjermania tha se për të ardhur Kurti në pushtet, është dashur që ish-krerët e UÇK-së të shkojnë në Hagë.






Videon e plotë mund ta ndiqni këtu: