October 5, 2022

Sevdija, Gresa, Qëndresa dhe Çlirimtarja me anë të një fotografie të publikuar në Facebook i kanë dedikuar nga një dolli kryefamiljarit që po vazhdon të mbahet në paraburgim në Hagë.

Gruaja dhe vajzat e zëdhënësit të UÇK-së shfaqen të buzëqeshura dhe krah njëra-tjetrës, teksa shkruajnë se ajo gotë i dedikohet babait.

Kjo fotografi vie pas dasmës që djali i Jakup Krasniqit kishte tre ditë më parë, ndërsa gjatë së enjtes familjen e ish-kryeparlamentarit Krasniqi, e ka vizituar edhe kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj me bashkëpunëtor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.