





Videoja e mërgimtarit Vesel Bajramaj nga Ferizaj, i cili për ditëlindjen e tij mori si dhuratë nga familjarët një fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi, është bërë virale në rrjet.
Bajramaj, i cili është njëkohësisht edhe aktivist i PDK-së, në një prononcim për Gazetën Demos mes tjerash tha se dënimet që i merr në Kosovë i paguan me shumë qejf.
“Sa herë më dënojnë policia në Kosovë unë gëzohem dhe ua them atyre më vjen mirë, e boj me shumë qef se e di që paska shtet, po paguj për shtetin tem, se kjo ka qenë edhe ëndrra jonë”, u shpreh ai.





Tutje mërgimtari tha se dallojnë dënimet në Kosovë dhe jashtë saj.
“Nuk është që më teprojnë të hollat, po mua ndryshe më dhemb dënimi në Gjermani e ndryshe më dhemb në Kosovë, në Kosovë nuk më dhemb fare se me këta po më tregon që këtu ka shtet”, tha Bajramaj.





Vesel Bajramaj i cili jeton dhe vepron në Gjermani që nga viti 1993, ka një simpati të madhe ndaj ish-presidentit Thaçi.