June 4, 2023

Mërgimtari që jeton dhe vepron në Gjermani, Vesel Bajrami ka folur për figurën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçin, shkruan GazetaDemos.

Sipas tij, veprimet dhe të bëmat e drejtorit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi gjatë tre dekadave mund të krahasohen me veprimet në histori të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti “Skënderbeu” dhe Enver Hoxhës.

“E rangoj Hashim Thaçin krah për krah me Skënderbeun dhe Enver Hoxhën, si figura epokale për kombin shqiptar, pasi vetëm në këto faza, atë të Skënderbeut dhe këtë të Hashim Thaçit kanë ditur shqiptarët të largojnë një pushtues shumëfish më të madh, e që t’i mundim këto perandori në këtë bashkëdyzimin e tyre që kanë pasur politiko-ushtarak”, është shprehur simpatizanti i Hashim Thaçit.

Veprimet e tij i ka listuar në argumentimin që ka dhënë në një intervistë për GazetaDemos.

“Hashim Thaçi ka ditë si me e mujt Serbinë, e ka ditë qysh në vitin ’91 dhe ’92 kur edhe ndërroi atë frymën pacifiste që kishte ngulur rrënjë tek pjesa më e madhe shqiptare, për këtë arsye ky njeri është i madh e është i papërsëritshëm, unë them shpesh që pa të gjithë neve ka mujt me u bo shteti i Kosovës, vetëm pa Hashim Thaçin s’ka mujt me u bo, se ka ditë si me vepru, ka marrë përsipër shumë rreziqe, e prandaj ka pas edhe suksese në politikë”, ka përfunduar Bajrami.

Intervista e plotë e tij:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *