October 4, 2022

Fatmir Limaj nga radhët e Nisma SocialDemokrate, ka vizituar familjen e Jakup Krasniqi për t’i uruar për martesën e djalit të tyre.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky gëzim në familjen e Krasniqit do të dyfishohet pas kthimit të tij triumfues në famijen dhe atdheun e tij.

Shkrimi i plotë:

“Sot me bashkëpunëtorë ishim për vizitë në familjen e mikut dhe bashkëluftëtarit tim, Jakup Krasniqi për t’i uruar për martesën e djalit të tyre, Altinit.

Përmes vizitës në familjen i dergova urime edhe Bacit Jakup për këtë gëzim të tyre familjar.
Ky gëzim në familjen e bacit Jakup do të dyfishohet pas kthimit të tij triumfues në famijen dhe atdheun e tij të cilit ai ia kushtoi gjithë jetën
Shpreha keqardhjen time për mungesën e bacit Jakup në këtë gazmend familjarë, pasi ai padrejtësisht bashkë me disa nga shokët tanë, po vazhdon të mbahet në Hagë, në mbrojtje të luftës së lavdishme të ushtrisë sonë çlirimtare.

Krenar me UÇK-në dhe luftën e saj të drejt, të pastër e të lavdishme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.