December 2, 2022

Çun Lajçi: Kush ju tha se Albinin s’e don Blinkeni e s‘mundet me fluturua për Uashington – Vjosa, Albright shqiptare

Shkrimtari Çun Lajçi ka reaguar pas vizitës së presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në Amerikë, të cilët së bashku kanë takuar sekretarin amerikan Antony Blinken.

Ai Vjosa Osmanin e krahason me Madeline Albright, duke thënë se s’ka si të devijojë Kosova nga rruga amerikane.

Postimi në Facebook:

E kishim nji dadë e kemi nji hallë!

E kemi dashtë nji zonjë n’kohë lufte e prej dashnisë së madhe e rrespektit deri n’qiell, tanë Kosova e quejti Dadë. Ushtarët n’fronte, e thërrisnin edhe Hallë. Halla Ollbrajt, thojshin, po e don Hashimin, si djalin e vet, dhe krejtë e lutshin Zotin, ditë-natë, për shnetën e saj!

E kemi Dadën Ollbrajt, që nuk e len Hashimin me gabua. Hallën e kemi, që i kallxon Amerikës, se jo vetëm Rugova e Hashimi, po krejt populli, edhe studenti me flokët kaçurrela, që i ndihmonte Demaçit me amerikançën e vet, janë e do t’jenë, punojnë e do t’punojnë për Amerikën, e s’ka se si të devijojmë nga rruga pro Atlantike, kur e kemi nji zojë t’madhe që e don Hashimin si birin e vet!

Dhe ashtu ishte! Dhe ashtu doli e kur përfundoi takimi në Rambuje, UÇK-ja e populli thirrën: Rrnoftë Amerika, shlirimtari ynë. Zoti e ruejt Dadën e madhe Ollbrajt!

Unë, me nji zemër t’ligë,mbramë, kur e pashë Vjosën me Albinin, n’zyrën e Sekretarit të shtetit, thirra:

O Zoti ti dhashtë edhe 100 vjet, oj halla jonë, oj dada jonë, oj Presidente Kosove, që e merr kahdo që shkon, Albinin, dhe i tregon Vashingtonit, se ne ishim, jemi e do t’jemi shteti ma i ri n’flamurin e saj. Jemi edhe nji yll ma shumë, n’fushat e gjakut amerikan!

Po flinin njerëzit, e frrigohesha me trazua Shëngjinin, se pata me piskatë:

Kush ju tha se Albinin s’e don Blinkeni e s’mundet me fluturua për Vashington?

Kush ju tha, se ai s’asht proamerikan?

Deri kur do t’jemi e keqja e vetës, siç thoshte At Zef Pëllumbi

Deri kur do të sundoi smira, inati, interesi e lakmia, o shqiptarë?

Kur tha Blinkeni: Iu përshendet z. Bajden, e kur Ollbrajtja shqiptare, halla, dada, kaçurrelja Presidente e krejt shqiptarëve, foli, unë i hudha ilaçet e zemrës e thashë:

Ky asht Agroni e kjo asht Teuta, e ju shqiptarë, që jeni e zezja e shqiptarit, pëlcitshit sonte bashkë me zemrën time, se kurrë s’e deshtët njeriun e mirë, të ditun e pa hile!

Po, Zef Pëllumbi. E keqja ma e madhe e shqiptarit, asht vet shqiptari!

Amin!

Nga Shëgjini!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *